Shembull qytetarie/ Turma bllokon kryqëzimin e “Brrylit”, protestuesit hapin menjëherë rrugën për ambulancën

Shembull qytetarie/ Turma bllokon kryqëzimin e “Brrylit”, protestuesit hapin menjëherë rrugën për ambulancën

Marshimi masiv i lëvizjes qytetare që nisi nga bulevardi dhe kaloi përpara Parlamentit, ka zhvendosur tashmë “oqeanin” e njerëzve drejt një tjetër pike kyçe të kryeqytetit. Mijëra protestues janë grumbulluar masivisht në kryqëzimin e njohur si “Brryli” në Tiranë, duke paralizuar plotësisht qarkullimin e automjeteve në këtë aks. Gjatë këtij bllokimi masiv, është shënuar një moment i jashtëzakonshëm solidarizimi dhe qytetarie që ka prekur të gjithë të pranishmit. Edhe pse turma ishte tejet e dëndur dhe numëronte mijëra persona, sapo janë dëgjuar sirenat e një ambulance që po transportonte një pacient drejt spitalit, protestuesit janë koordinuar në kohë rekord. Pasi kanë hapur një kordon njerëzor mes përmes rrugës, ata kanë lejuar kalimin e menjëhershëm dhe pa asnjë vonesë të ambulancës.