SHBA-të dhe Shqipëria rrisin bashkëpunimin ndaj sulmeve kibernetike, ekspertët amerikanë trajnojnë Komandën shqiptare
Ish-ekspertë të Komandës Kibernetike të Shteteve të Bashkuara po punojnë me Komandën Kibernetike shqiptare për forcimin e mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike. Lajmin e konfirmon Ambasada Amerikane në Tiranë, sipas së cilës, bashkëpunimi synon identifikimin e sistemeve kritike dhe ndërtimin e operacioneve të qëndrueshme të sigurisë kibernetike, Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së bëri të ditur se javën e kaluar, në Qendrën e Inovacionit për Siguri dhe Mbrojtje, Universiteti për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Siguri bashkëpunoi me specialistët kibernetikë shqiptarë për të forcuar kapacitetet e mbrojtjes kibernetike të orientuara drejt misionit. Sipas njoftimit, ekspertët amerikanë po asistojnë autoritetet shqiptare në ngritjen e strukturave më të qëndrueshme të mbrojtjes kibernetike përballë kërcënimeve moderne. Ambasada Amerikane theksoi se ky bashkëpunim forcon angazhimin e...
Burimi:
sot.com.al