SHBA ratifikon marrëveshjen e huas prej 302 milionë dollarë, DASH: Mbështetje për modernizimin ushtrisë shqiptare

SHBA ratifikon marrëveshjen e huas prej 302 milionë dollarë, DASH: Mbështetje për modernizimin ushtrisë shqiptare

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) njofton zyrtarisht ratifikimin e marrëveshjes së huas prej 302 milionë dollarë në Kuadër të Programit Foreign Military Financing (FMF) i cili synon mbështetjen e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA-në në fushën e sigurisë. DASH thekson në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare se kjo marrëveshje do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur Angazhimin e Mbrojtjes së Hagës, që parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035. Gjithashtu DASH, shton se kredia do të ndihmojë për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përmes blerjes së kapaciteteve kryesore me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, si dhe për forcimin e aftësive mbrojtëse të Evropës....