Sezoni veror/ Policia e Shtetit merr masat, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda deri më 15 shtator
Me nisjen e sezonit turistik veror, Policia e Shtetit ka vënë në zbatim një plan masash për të lehtësuar qarkullimin dhe për të rritur sigurinë rrugore gjatë muajve të verës. Nga 16 qershori deri më 15 shtator do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda për transport mallrash gjatë fundjavave dhe ditëve të pushimit zyrtar. Kufizimet zbatohen për automjetet e transportit të mallrave me masë maksimale të autorizuar mbi 7.5 ton, mjetet me gjatësi mbi 12 metra, makineritë bujqësore dhe teknologjike me shpejtësi të ulët, si edhe për autoshkollat në akset rrugore të përcaktuara. Sipas planit të masave, Policia Rrugore do të jetë e pranishme 24 orë në ditë në akset kombëtare, zonat turistike dhe pikat kufitare, duke përdorur dronë, radarë, alkooltestues dhe pajisje të...
Burimi:
sot.com.al