Sërish tensione në Aeroportin e Vlorës, ‘2A Group’ e Valon Ademit bllokon hyrjen për punonjësit e Pacollit
Mëngjesin e kësaj të marte, situata është tensionuar sërish në hyrje të kantierit, ku kamionë të kompanisë 2A Group kanë bllokuar portën kryesore, duke penguar hyrjen e nënkontraktorëve të kompanisë MABCO. Sipas informacioneve paraprake, qëllimi ka qenë moslejimi i vijimit të punimeve nga grupet e kontraktuara prej MABCO-s. Në momentet e para të përplasjes, disa prej nënkontraktorëve të MABCO-s kanë arritur të futen me forcë në ambientet e kantierit, por më pas hyrja është mbyllur sërish dhe aktualisht vijon të mbahet e bllokuar nga dy kamionë të vendosur në portën kryesore. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa konflikti mes palëve vijon të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e punimeve për aeroportin. Sipas raportimeve të mëngjesit, hyrja në kantier është bllokuar me kamionë dhe përplasjet lidhen me mosmarrëveshjen...
Burimi:
sot.com.al