Sërish lëkundje tërmeti sot në Devoll, ja sa ishte magnituda
Vazhdojnë lëkundjet e tërmetit në juglindje të Shqipërisë. Tërmeti i fundit është regjistruar pak minuta më parë me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter, me epiqendër në fshatin Hoçisht, në bashkinë Devoll. Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet janë ndjerë lehtë në zonë, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv