Sekuestrohet kokainë dhe para, arrestohet në flagrancë i mituri në Tiranë
Finalizohet operacioni i koduar “Hideaway”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza, duke sekuestrohen mbi 300 doza të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 celularë. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Hideaway”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua një shtetas i mitur, 16 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit të vendit ku ai u...
Burimi:
sot.com.al