Sekuestrohen 21 ton kokainë, organizata vepronte në Spanjë dhe Ekuador, lidhje edhe me shqiptarët në Dubai
Një sasi e konsiderueshme prej 21 ton kokainë janë sekuestruar nga autoritetet spanjolle, e cila ka goditur një organizatë qe vepronte në portet kryesore të Spanjës dhe të Ekuadorit. Në pranga janë vënë 43 persona, nga të cilët tetë në Spanjë dhe 36 në Ekuador. Nga bastisjet e shtëpive në Spanjë janë sekuestruar një milion euro para cash. Organizata kriminale, me seli kryesisht në La Rioja, dyshohet se krijoi një rrjet për të futur kontejnerë me sasi të mëdha kokaine përmes porteve të Malagas, Algeciras dhe Valencias. Organizata kishte tre degë, njëra e lidhur me shqiptarët në Dubai Sipas autoriteteve spanjolle organizata kriminale përbëhej nga tre degë. E para, dega kryesore spanjolle, përbëhej nga shtetas spanjollë dhe marokenë dhe ishte përgjegjëse për krijimin e strukturës...
Burimi:
sot.com.al