Sekuestrohen 2.6 ton kokainë nga Antimafia italiane, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Sekuestrohen 2.6 ton kokainë nga Antimafia italiane, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Një operacion ndërkombëtar antidrogë, i koordinuar nga Prokuroria e Antimafias në Brescia të Italisë, ka çuar në sekuestrimin e mbi 2.6 tonëve kokainë dhe arrestimin e katër personave, mes tyre edhe një shtetas shqiptar. Operacioni u zhvillua nga Guardia di Finanza e Brescias, përmes Komandës Operative Aeronavale dhe njësisë speciale S.C.I.C.O., në bashkëpunim me autoritetet e Spanjës dhe Portugalisë. Gjatë aksionit u ndalua një gomone oqeanike ultra e shpejtë e tipit “go-fast”, e bllokuar pranë brigjeve të Lisbonës nga Policia Detare portugeze. Në bord ndodheshin katër persona, të cilët u arrestuan, dy shtetas spanjollë, një shtetas i Gjibraltarit dhe një shqiptar, ky i fundit banues në Mantova dhe me vendbanim në provincën e Brescias. Sipas autoriteteve italiane, ngarkesa e sekuestruar ka një vlerë prej rreth 78...