Sekuestrimi i pasurive, Gjykata e Lartë i jep të drejtë Arben Ahmetajt! Rikthen për rigjykim çështjen në Apelin e…

Sekuestrimi i pasurive, Gjykata e Lartë i jep të drejtë Arben Ahmetajt! Rikthen për rigjykim çështjen në Apelin e…

Gjykata e Lartë ka vendosur këtë të enjte të prishë vendimin e GJKKO-së për sekuestrimin e pasurive të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, duke e kthyer çështjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se gjyqtari Gent Shala ka rrëzuar vendimin e mëparshëm të dhënë nga gjyqtari Dhimitër Lara për sekuestrimin e tre pasurive në emër të Ahmetajt. Tashmë çështja do të shqyrtohet sërish nga Apeli i GJKKO-së, me një trupë tjetër gjykuese, e cila do të rivlerësojë ligjshmërinë e masës së sekuestrimit ndaj ish-numrit dy të qeverisë. Po ashtu, bëhet me dije se ky vendim i Gjykatës së Lartë nuk i jep fund çështjes, por e rikthen procesin në fazën e rigjykimit, ku do të merret një vendim i ri...