Seanca për dosjen e SPAK, Erion Veliaj dhe mbrojtja e tij mungojnë në gjykatë
Pritet të nisë seanca gjyqësore për dosjen e SPAK, ku mes të pandehurve është edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj nuk është paraqitur në seancë. Mungon gjithashtu edhe avokati i tij, Plarent Ndreca. Në këtë proces po gjykohen 11 të pandehur, ndërsa për 19 të tjerë çështja është veçuar dhe po shqyrtohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Ndreca ka dorëzuar kërkesë për shtyrje, pasi ka një çështje tjetër në Gjykatën Civile të Tiranës. Avokati thekson se është në pamundësi objektive për të marrë pjesë në seancën gjyqësore. Në sallë nuk është i pranishëm asnjë nga të pandehurit. Gurali Brahimllari, avokati i Ajola Xoxës: E mbrojtura prej meje nuk është e pranishme, për shkak se është me raport mjekësor. Në respektim të vendimit të...
Burimi:
sot.com.al