“S’do i besojnë më se bën humor me burokratët e Brukselit”, BIRN: “Revolucioni i Flamingove” ndryshon imazhin e Ramës

“S’do i besojnë më se bën humor me burokratët e Brukselit”, BIRN: “Revolucioni i Flamingove” ndryshon imazhin e Ramës

Më 1 korrik, kryeministri Edi Rama u shfaq si i ftuar nderi në Bochum të Gjermani, ndërkohë që poshtë zyrës së tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, mijëra protestues kërkojnë prej një muaji dorëheqjen e tij. Rama mori pjesë si folës në “RuhrSUMMIT’, një nga forumet e rëndësishme të start-up-eve dhe inovacionit në landin gjerman të Nordrhein-Westfalen, ndërkohë që u prit në takim edhe nga Hendrik Wüst, presidenti, ministër i landit. Kontrasti mes imazhit në politikën e brendshme dhe atij në skenën ndërkombëtare e ka shoqëruar Ramën përgjatë viteve të gjata si kryeministër, një imazh që, siç thotë gazetari veteran gjerman, Walter Mayr, është lustruar me mjeshtëri, për të mos thënë i fabrikuar për ta prezantuar atë si “fytyrën progresive të Shqipërisë”. Prej...