Satelit i madh i NASA-s pritet të përplaset në Tokë
Një satelit i NASA-s me peshë 600 kilogramë (1,323 paund) ishte duke rënë drejt Tokës të martën dhe pritej të përplasej rreth orës 19:45 ET. Agjencia tha se “NASA pret që pjesa më e madhe e anijes kozmike të digjet ndërsa udhëton nëpër atmosferë, por disa komponentë pritet t’i mbijetojnë rihyrjes”. Ky është sateliti “Van Allen Probe A”, i cili po kthehet në shtëpi pas një udhëtimi 14-vjeçar në hapësirë. Zyrtarët nuk janë të sigurt se ku do të përfundojë sateliti, por shansi që ai të godasë një njeri është jashtëzakonisht i vogël, 1 në 4,200. “Rreziku i dëmtimit të kujtdo në Tokë është i ulët… NASA dhe Forca Hapësinore do të vazhdojnë të monitorojnë rihyrjen dhe të përditësojnë parashikimet,” tha agjencia. Sateliti ka qenë...
Burimi:
kohajone.com