Samiti/ Shqipëria qëndron në pritje, teksa NATO ndodhet përballë një krisjeje transatlantike

Samiti/ Shqipëria qëndron në pritje, teksa NATO ndodhet përballë një krisjeje transatlantike

Pak më shumë se një vit pasi liderët e NATO-s shpallën se Shqipëria do të mirëpriste samitin e Aleancës pas Turqisë, ky skenar nuk duket më aq i sigurt. Sipas një raportimi të fundit të Reuters, drafti i deklaratës që pritet të miratohet në samitin e Ankarasë më 7-8 korrik nuk përmend më mbajtjen e samitit të ardhshëm në Shqipëri, ndryshe nga deklarata e miratuar në Hagë një vit më parë. Burime diplomatike të cituara nga agjencia britanike e lidhin këtë zhvillim me pakënaqësinë e administratës së presidentit Donald Trump për nivelin e shpenzimeve shqiptare në mbrojtje, por edhe me një klimë shumë më të gjerë tensioni brenda Aleancës. Megjithatë, zhvillimet e javëve të fundit sugjerojnë se shpjegimi nuk kufizohet vetëm te shpenzimet e mbrojtjes.Vetë...