“Samiti i NATO-s, rrezikon të mos zhvillohet në Shqipëri”/ Kulluri rendit arsyet: Nga skandali AKSHI te TIMS dhe…
Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në nje studio televizive deklaroi se samiti i NATO-s në vendin tonë është vënë në pikëpyetje sepse kërkohet siguri kibernetike dhe fizike, ndërkohë ende ka çështje si KAYO apo të dhënat e TIMS-it që janë me hije dyshimi. Ai tha se qeveria ka lidhur kontrata me kompani që nuk janë nga vendet anëtare të NATO-s dhe e konsideroi këtë si një çoroditje gjeopolitike. “Nuk kemi ende informacion kush i vodhi të dhënat e AKSHI-t, nuk dihet ku kanë shkuar të dhënat e TIMS dhe nëse kanë shkuar në vendet dashakeqëse. Kemi një marrëveshje memorandum si “Smart City” që ende nuk dihet nëse do të hetohet nga SPAK-u për mënyrën sesi është lidhur kontrata. Samiti kërkon siguri fizike dhe kibernetike maksimale....
Burimi:
sot.com.al