Samiti i diasporës, Rama ftesë shqiptarëve në botë: Projektojmë së bashku rolin tuaj në rrugëtimin drejt Shqipërisë 2030 në BE

Samiti i diasporës, Rama ftesë shqiptarëve në botë: Projektojmë së bashku rolin tuaj në rrugëtimin drejt Shqipërisë 2030 në BE

Më 13, 14 dhe 15 prill mbahet në Tiranë samiti i diasporës. Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një ftesë bashkëkombësve nga e gjithë bota për të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndëssishëm mbarëkombëtar. Në mesazhin e dërguar nga Rama, thuhet se “samiti i prillit është hapësira ku do të diskutojmë se si ta kthejmë këtë stad të ri marrëdhënieje në një energji të re, për një motor të shtuar të zhvillimit të Shqipërisë.” Në vijim letra e plotë e Ramës:  Të dashur bashkëatdhetarë, Në prill do të mblidhemi sërish në Samitin e 4-t të Diasporës Shqiptare. Ky ritakim nuk është thjesht një tjetër kuti në kalendarin e vendit, por një moment bashkëbisedimi e reflektimi, po edhe shprehjeje e mirënjohjes nga ana jonë,...