“Sali Berisha duhet të përballet me garën, dhe përgjegjësitë e veta”/ Salianji: PD nuk mund të reduktohet
“Të shkojmë te gara, te vota te përballja”, kështu deklaroi Ervin Salianji në takimin e mbajtur këtë të premte në Tiranë me qytetarët. Ai gjithashtu theksoi se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të madhe, moderne dhe gjithëpërfshirëse. “Sali Berisha duhet të përballet me garën, me votën dhe me përgjegjësitë e veta. PD nuk mund të reduktohet. Është e qartë që ndryshimi i Shqipërisë mund të kalojë vetëm nëse PD ndryshojnë. Zgjedhja është ose të vazhdojë rrugën e tkurrjes apo të hapë një kapitull të ri. Vetëm përmes hapjes mund të rikthehet si shumicë qeverisëse në vend. Duhet të kthehemi te liria individuale, prona private, të hapet ndaj të djathtës tradicionale. Të hapur ndaj kujtdo që dëshiron largimin e Ramës. Ne duhet të kthejmë meritokracinë...
Burimi:
sot.com.al