“Sa kohë do pranojmë të na vjedhin?”/ Shehaj: Korrupsioni po mban Shqipërinë në varfëri!
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka komentuar reagimet në rrjet pas shfaqjes së disa artistëve në sallën e gjyqit në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas Shehajt, një shoqëri e cila pranon dhe lejon korrupsionin, nuk del dot nga varfëria, mjerimi dhe nuk ndërton dot një të ardhme. Kreu i Mundësia nënvizon se shfaqje të tilla si ajo e Veliajt dhe artistëve të cilit i puthin duart kreut te Bashkisë Tiranë, i cili është i akuzuar për korrupsion, janë metodë e zyrtarëve dhe pushtetarëve të cilët duan të normalizojnë vjedhjen e qytetarëve shqiptarë përmes pushtetit që u jepet. “Një pyetje: Një shoqëri që pranon korrupsionin mund të ketë të ardhme? Një shoqëri që lejon dhe pranon korrupsionin, mund të dalë nga mjerimi dhe varfëria?...
Burimi:
sot.com.al