Rusia kërkoi largimin e diplomatëve të huaj nga Kievi, reagon Hoxha: Shqipëria nuk do të tërhiqet nga mbështetja për…

Rusia kërkoi largimin e diplomatëve të huaj nga Kievi, reagon Hoxha: Shqipëria nuk do të tërhiqet nga mbështetja për…

Shqipëria ka reaguar ndaj paralajmërimeve dhe kërcënimeve të fundit të Moskës drejtuar misioneve diplomatike dhe qytetarëve të huaj në kryeqytetin ukrainas. Përmes një postimi në rrjetin social X, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, e ka cilësuar thirrjen e Rusisë për largimin e diplomatëve nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara si një akt krejtësisht të papranueshëm që shkel çdo normë ndërkombëtare. “Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci; është intimidim. Ai përfaqëson një tjetër shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike,” ka deklaruar kryediplomati shqiptar. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X: Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi...