Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ministri Hoxha: E papranueshme! Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri është thirrur për shpjegime
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar ashpër pas sulmeve të fundit ruse me raketa balistike dhe dronë ndaj objektivave civile në Ukrainë, duke zbuluar se gjatë bombardimeve është goditur edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev. Në një postim në rrjetin social X, ai e cilësoi sulmin si një përshkallëzim të rëndë dhe të papranueshëm, ndërsa theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë krah Ukrainës përballë agresionit rus. ‘Shqipëria dënon me forcë një tjetër sulm brutal në shkallë të gjerë me raketa balistike dhe dronë të nisur mbrëmjen e fundit nga Rusia ndaj objektivave civile në Ukrainë, në një shpërfillje totale të jetës dhe dinjitetit njerëzor. Këtë herë u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Shqipërisë...
Burimi:
top-channel.tv