“Rrugë për Angli, 140 euro për ty”, mediat angleze i bëjnë jehonë uljes së çmimit për kalimin me gomone dhe reklamimit në “Tik Tok”
Bandat kriminale shqiptare po reklamojnë kalime me çmime të ulëta në TikTok , me vende në varka të vogla që ofrohen për vetëm 150 euro. Trafikantët kanë krijuar llogari në platformën e mediave sociale për njerëzit që kërkojnë të udhëtojnë në Britani me gomone. Ata i ulën çmimet e zakonshme, të cilat mesatarisht kanë qenë midis 1,500 dhe 2,000 paund për person, me plot 90%. “The Telegraph” raporton se një reklamë, e parë nga më shumë se 5700 përdorues të TikTok dhe e titulluar “nisje_rrug”, paraqiste një hartë që tregonte një udhëtim nga Sangatte në Francën veriore në Dover. Postuar më 18 prill, aty thuhej: “Shqiptarë, ne udhëtojmë për në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla çdo ditë. Çmimi shumë i lirë”. Një postim...
Burimi:
top-channel.tv