Rrjet prostitucioni në Fier, Prokuroria çon për gjykim brazilianen dhe tutorin e saj

Rrjet prostitucioni në Fier, Prokuroria çon për gjykim brazilianen dhe tutorin e saj

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin S.M., i akuzuar për veprën penale ‘Shfrytëzim prostitucioni’ parashikuar nga neni 114, paragrafi i parë i Kodit Penal si dhe shtetasen braziliane L.J.D.S. e akuzuar për veprën penale ‘Prostitucioni’ parashikuar nga neni 113, paragrafi i parë i Kodit Penal. Hetimet mbi procedimin penal nr.121 të vitit 2026, nisën pas një informacioni të përcjellë nga Ambasada e Brazilit në Tiranë, nëpërmjet së cilit kërkohej ndihmë për gjetjen e një shtetaseje braziliane, me të cilën familjarët kishin humbur kontaktet prej rreth një muaji. Në vijim të veprimeve hetimore, Prokuroria Fier në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të policisë identifikuan personin që kishte pasur kontaktet e fundit me...