Rritje e pensioneve dhe pagesave për personat me aftësi të kufizuara! Ja sa do të përfitojë secila kategori

Rritje e pensioneve dhe pagesave për personat me aftësi të kufizuara! Ja sa do të përfitojë secila kategori

Në mbledhjen e ditës së sotme, qeveria ka vendosur që të gjitha pensionet e pleqërisë, pensionet e veçanta, si edhe përfitimet e tjera të skemës së sigurimeve shoqërore, të indeksohen me 2.7%, duke nisur nga 1 korriku. Lajmi u bë i ditur fillimisht gjatë konferencës për mediat nga ministrja Delina Ibrahimaj, ndërsa më pas janë publikuar edhe detaje të reja. Ky indeksim, i cili konsiderohet një kompensim për rritjen e çmimeve, sidomos gjatë këtij viti, kur inflacioni ka kaluar nivelin 3% për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme që sollën rritje të çmimeve të karburanteve dhe produkteve të tjera edhe në Shqipëri, do të prekë drejtpërdrejt mbi 900 mijë qytetarë shqiptarë. Sipas kësaj rritjeje, pensioni mesatar urban i pleqërisë, i cili sipas të dhënave...