Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave zbeh vlerën e të ardhurave, paga reale mesatare sot vlen 140 euro më pak se në 2020-ën!

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave zbeh vlerën e të ardhurave, paga reale mesatare sot vlen 140 euro më pak se në 2020-ën!

A e keni vënë re se edhe pse mund të merrni më shumë para, në fund të muajit ato ju dalin gjithmonë e më pak?! Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave po zbeh vlerën reale të të ardhurave, sidomos nga pagat.Të dhënat e INSTAT treguan se në tremujorin e tretë paga reale mesatare bruto ishte 69,630 lekë ose 16,4 për qind më e ulët se paga mesatare nominale prej 83,300 lekësh në të njëjtën periudhe.Paga reale për shkak te efekteve inflacionit është 140 euro më ulët se paga nominale në qershor-shtator 2025.Paga reale mesatare mujore bruto është indeksuar me inflacionin (2020=100) nga INSTAT. Kjo do të thotë se me rreth 83 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020...