Rriten kontrollet e barnave në Shqipëri, AKBPM: Zbatuam rekomandimet e KLSH, laboratori me standarde të larta…

Rriten kontrollet e barnave në Shqipëri, AKBPM: Zbatuam rekomandimet e KLSH, laboratori me standarde të larta…

Një raport i vitit 2024 i Kontrollit të Lartë të Shtetit tronditi opinionin publik kur konkludonte problematika thelbësore për sigurinë e barnave në Shqipëri, sidomos futja në treg e barnave pa analiza laboratorike. Në Nënkomisionin për Auditimin e Sektorit Publik, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Erjon Spahiu, raportoi se një pjesë e konsiderueshme e rekomandimeve të atij auditimi janë dëgjuar edhe realizuar. Së pari standardet në laborator. Marrja e certifikatës së akreditimit të laboratorit me në 31.01.2025 zhvillon kryerjen e testimeve në përputhje me ISO. Është standardi më i rëndësishëm që normon veprimtarinë teknike profesionale të laboratorit testues dhe kalibrues sikurse është laborator. Sipas KLSH-së, gjatë viteve 2020-2023 në vend janë importuar 763.721 barna pa autorizim tregtimi, për të cilat nuk...