Rrezikuan të mbyteshin, Policia Kufitare u vjen në ndihmë 9 turistëve të huaj në Himarë dhe Ksamil
Policia Kufitare e Vlorës u ka ardhur në ndihmë 9 turistëve të huaj, në 2 raste të ndryshme në Himarë dhe Ksamil, duke shmangur pasoja të rënda për jetën e tyre. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në Himarë, pas marrjes së njoftimit nga një spanjolle se i fejuari i saj kishte mbetur në vështirësi në det, pasi kajaku me të cilin po lundronte ishte fundosur, ‘Blutë’ organizuan menjëherë operacionin që bëri të mundur shpëtimin e tij. Ndërkohë në Ksamil, rreth orës 12:45, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë 8 turistëve brazilianë, pjesëtarë të së njëjtës familje, pasi mjeti i tyre lundrues, tip skaf plastik, rrezikonte të fundosej në zonën prapa vendit të quajtur “Tre Ishujt”. Turistët e huaj,...
Burimi:
sot.com.al