Rrezikuan pushuesit në Vlorë/ Ndërhyn Policia, ndalohen dhe gjobiten dy drejtues mjetesh lundruese

Rrezikuan pushuesit në Vlorë/ Ndërhyn Policia, ndalohen dhe gjobiten dy drejtues mjetesh lundruese

Dy drejtues gomonesh janë ndëshkuar me gjoba të majme dhe u janë bllokuar mjetet lundruese, pasi u konstatuan duke lundruar pranë bregut, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve. Rasti i parë u regjistrua në plazhin e Potamit. Pas një denoncimi nga qytetarët se një gomone po lundronte shumë pranë bregut, shërbimet e Policisë Vlorë ndërhynë menjëherë. Mjeti u gjet në plazhin e Drimadhes dhe u bllokua, ndërsa drejtuesi u gjobit me 500 mijë lekë. Rasti i dytë u zbulua gjatë patrullimeve në zonën e “Plazhit të Hidrovorit”, ku një tjetër gomone po lëvizte në afërsi të bregut. Mjeti u ndalua dhe u bllokua, ndërsa drejtuesi i saj u gjobit me 510 mijë lekë. Gjatë verifikimeve rezultoi se ai nuk kishte në bord dokumentacionin e detyrueshëm sipas...