Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat në ‘lupën’, OSBE: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!
Rregullorja e re e GJKKO-së e cila censuron veprimtarinë e medias në pasqyrimin e proceseve gjyqësore, ka përfunduar në ‘lupën’ edhe të OSBE-së. Organizata e cila përfshin 57 vende, ka një përfaqësues të posaçëm për lirinë e Medias. Prania e OSBE-së në Shqipëri tha për Report TV se është në dijeni të zhvillimeve dhe po e ndjek dhe analizon nga afër situatën. Ajo shpjegoi se po vlerëson në veçanti nëse, dhe në çfarë mase, rregullorja e miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin mund të ketë implikime për garancitë e gjykimit të drejtë, procedurat gjyqësore transparente dhe aksesin në media. OSBE-ja bëri të ditur po ashtu se do të vlerësojë edhe nëse akti i hartuar nga kryetari...
Burimi:
sot.com.al