Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo ditë banorëve të Liqenit të Thatë
Nga një zonë që dikur premtonte qetësi, ajër të pastër dhe hapësira të gjelbra, zona e Liqenit të Thatë po kthehet në një kantier të përhershëm ndërtimi. Banorët shprehen për ekofin.al se përditshmëria e tyre është vështirësuar ndjeshëm nga trafiku i mjeteve të tonazhit të rëndë, që lëvizin në çfo orar të ditës, nga mëngjesi herët deri në orët e vona të pasdites, pluhuri, zhurma dhe bllokimet e vazhdueshme të rrugëve. “Nuk arrijmë të dalim në kohë për në punë dhe të çojmë fëmijët në shkollë. Rruga bllokohet vazhdimisht nga kamionët dhe makineritë e rënda”, shprehet një banor i zonës, i cili prej vitesh jeton në lagjen e njohur si Liqeni i Thatë. Shqetësimet e banorëve janë shtuar muajt e fundit, ndërsa aktiviteti i ndërtimeve...
Burimi:
sot.com.al