“Ripërtëritja nënkupton…”/ Mblidhet kryesia e PD, Berisha: Partia do të arrijë transformim të domosdoshëm

“Ripërtëritja nënkupton…”/ Mblidhet kryesia e PD, Berisha: Partia do të arrijë transformim të domosdoshëm

Mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike. Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se PD në rrafshin organizativ do të jetë parti e seksionit. Gjithashtu theksoi se PD do të arrijë atë transformim të domosdoshëm për të përmbushur një mision historik të saj, që është rikthimi i votës së lirë dhe rikthimi i PD në pushtet. “Në këtë mbledhje do miratohen ndryshimet statutore, listat, propozimet e Këshillit Kombëtar, Grupin që do drejtojë Kuvendin. Ne finalizojmë procesin e zgjedhjeve në PD dhe sanksionojnë bazat, për një transformim të vërtetë të PD, transformim që nënkupton ripërtëritjen e forcës tonë politike. Nënkupton organizimin për këtë forcë, modernizim dhe përpunimin e vizionit të kësaj partie. Në këto shtylla PD do...