Rinis seanca, deputetët e opozitës nuk largohen nga foltorja! Peleshi: S’ka shans t’i impononi Kuvendit rendin e ditës
Me rikthimin e seancës plenare pas pushimit të njoftuar pasi opozita bllokoi foltoren për të mos lejuar raportimin e Avokatit të Popullit, situata nuk ka ndryshuar. Deputetët e opozitës vijojnë të jenë te podiumi dhe injorojnë thirrjet e Niko Peleshit për të dëgjuar raportin. Niko Peleshi: Nuk e kemi arenë gladiatorësh parlamentin. Lironi foltoren! Takojeni pas raportimit. Mos u impononi mendimin tuaj kolegëve të tjerë që janë ulur dhe po presin të dëgjonë raportin. Mos u bëni pengesë e zbatimit të Kushtetutës. Ju lutem uluni! -Ne nuk e njohim! Niko Peleshi: Ka të tjerë që e njohin! Në këtë sallë jeni të detyruar të respektoni rregulloren dhe detyrimin e institucioneve të raportojnë. Uluni, nuk jeni këtu për forcën fizike! Nuk jemi këtu për përleshje! Jemi...
Burimi:
sot.com.al