“Rilindja dhe Edi Rama, e kanë bllokuar këtë rezolutë”/ Shehu: Kryeministri e pranoi këtë nga presioni ndërkombëtar

“Rilindja dhe Edi Rama, e kanë bllokuar këtë rezolutë”/ Shehu: Kryeministri e pranoi këtë nga presioni ndërkombëtar

Kuvendi i Shqipërisë miratoi një rezolutë të përbashkët për integrimin europian, një akt i rrallë konsensusi politik mes mazhorancës dhe opozitës. Ky bashkëpunim vjen pas një periudhe të gjatë bllokimi dhe tensionesh, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e kësaj lëvizjeje të papritur nga ana e Partisë Socialiste. I ftuar në nje studio televizive, deputeti i PD, Tritan Shehu tha se pranimi i kërkesave të tyre në rezolutë nuk erdhi si shenjë vullneti të mirë, por si pasojë e një “presioni të madh ndërkombëtar” mbi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij. Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, argumentoi se qeveria u detyrua të pranonte bashkëpunimin për të shmangur goditje të mëtejshme në procesin e integrimit. Shehu listoi disa faktorë kyç që çuan në këtë situatë:...