‘Revanshi’/ GJKKO dënon me burg 5 anëtarët e grupit kriminal! Mes tyre edhe vëllai i ish-deputetit socialist
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për një fraksion të dosjes “Revanshi”, duke dënuar me mbi 31 vite burg pesë anëtarë të grupit kriminal, mes të cilëve edhe dy të afërm të ish deputetit të PS, Eduard Ndreca. Të pandehurit përfituan nga dënimi me gjykim të shkurtuar, çka solli uljen e masës së dënimit me një të tretën për secilin prej tyre. Adrian Pikli, ish efektiv i forcave speciale RENEA dhe Devis Bajramaj u dënuan fillimisht me nga 10 vite burgim, dënim i cili u reduktua në 6.8 vite burg për secalin për shkak të gjykimit të shkurtuar. Armando Ndreca, vëllai i ish deputetit të PS-së Eduard Ndreca, u dënua me 11 vite burg, i cili cili përfundimisht...
Burimi:
gijotina.com