Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi

Gardhi me tela me gjemba që rrethoi kantierin ku pritet të ndërtohet resorti luksoz në Zvërnec, është hequr. Ishte ai rrethim që solli përplasjet e ashpra në Zvërnec të qytetarëve me rojet private të kantierit më 30 maj. Protestat u ndezën për të kundërshtuar ndërtimin e një resorti luksoz nga dy investitorë nga Katari me vlerë që pritet të shkojë deri në 4 miliardë dollarë. Harta e protestave është zgjeruar deri në kryeqytet, ndërsa në koordinim me Tiranën, pritet të zhvillohet paralelisht një tjetër në Vlorë. Pas hedhjes së gurëve, tërheqjeve zvarrë të protestuesve nga rojet private e përdorimit nga ana e tyre të sprayt me piper, sot situata në kantier duket e qetë. Makineritë e punës janë larguar e i vetmi element sigurie që ka mbetur...