Reshjet sjellin rënie gurësh në disa akse në veri, rihapet rruga Qafë Thorë–Theth, ARRSH: Qarkullimi vijon normal!
Aksi Qafë Thorë–Theth është rihapur për qarkullimin e mjeteve pasi u bllokua përkohësisht nga reshjet e dendura. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se segmenti u pastrua menjëherë nga kontraktori i mirëmbajtjes, i cili ndërhyri me mjete dhe punëtorë shtesë, duke rikthyer qarkullimin në normalitet. Sipas ARRSH-së, reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar rënie gurësh dhe materialesh edhe në akset Bajram Curri–Valbonë, Ura Bujan–Qafë Morinë, Qafë Mejdan–Tropojë–Buçaj, Bajram Curri–Fierzë dhe Dushaj–Lekbibaj. Megjithatë, në këto segmente nuk janë raportuar probleme me qarkullimin e automjeteve. Njoftimi i plotë i ARRSH-së:“Reshje me intensitet dhe rrebesh kanë prekur veçanërisht zonat veriore të vendit, duke shkaktuar rënie gurësh dhe materialesh në trup të rrugës, si në: Bajram Curri-Valbonë Ura Bujan-Qafë Morinë, Qafë Mejdan-Tropojë-Buçaj dhe Bajram Curri-Fierze, Dushaj-Lekbibaj, por pa...
Burimi:
sot.com.al