Reshjet e dëborës krijojnë problematika në disa akse rrugore në Korçë, apel për drejtuesit e mjeteve

Reshjet e dëborës krijojnë problematika në disa akse rrugore në Korçë, apel për drejtuesit e mjeteve

Reshjet e shiut dhe dëborës që kanë përfshirë vendin, kanë krijuar problematika në disa akse rrugore. Në disa segmente, si Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, pas reshjeve të shiut kanë nisur reshjet e borës. Strukturat janë në terren duke kryer pastrim dhe kriposje, ndërsa qarkullimi vijon normalisht me goma dimërore. Në aksin Maliq–Kufi Gramsh, reshjet e shiut gjatë natës kanë sjellë dalje të dy përrenjve me inerte në rrugë. Po punohet për pastrimin e plotë të segmentit, ndërkohë që reshjet e borës kanë nisur pa krijuar probleme deri tani. Reshje bore janë regjistruar edhe në aksin Ersekë–Tre Urat, por pa ndikuar në qarkullim. Në akset Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë dhe Bilisht–Miras, reshjet janë me intensitet të ulët dhe mesatar. Grupet e mirëmbajtjes po vijojnë punën për pastrim dhe kriposje,...