Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasurive të paluajtshme, vijimi i aksioneve të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për grupet kriminale për pastrim parash, po ndihet edhe te konsumi i bareve dhe restoranteve. Shoqata e Bareve dhe Restoranteve pohon se për muajin qershor konsumi në baret dhe restorante ka rënë nga 30 deri 35% krahasuar me vjet. Në tërësinë e konsumit, sipas shoqatës së Bareve dhe Restoranteve ka ndikuar ulja veçanërisht në zonat bregdetare. Enri Jahja kryetar i shoqatës tha për Monitor se përveç hetimeve të SPAK, te tkurrja e konsumit kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë, përfshirë shtimin e hoteleve me shërbim “all inclusive” bregdet apo edhe turistët low cost që vijojnë të dominojnë në vend...