No Image Available

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Shihemi në arbitrazh, shqiptarët do paguajnë 320 milionë euro për neglizhencë të disa zyrtarëve

Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të nisur procedurën e zgjidhjes së Kontratës së Koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ka nxitur reagimin e ashpër të sipërmarrësit Behgjet Pacolli. Përmes një deklaratë të fortë publike, kreu i kompanisë “MABCO Constructions SA” bëri me dije se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Autoriteti Kontraktor, duke paralajmëruar zyrtarisht dërgimin e çështjes në Arbitrazhin Ndërkombëtar, ku fatura financiare për shtetin shqiptar parashikohet të kalojë 320 milionë eurot. “Për një investim strategjik me rëndësi kombëtare, është e papranueshme që investitori të informohet nga mediat dhe jo nga institucionet shtetërore. Nëse ky lajm rezulton i vërtetë, atëherë shteti shqiptar po zgjedh me vetëdije rrugën e arbitrazhit ndërkombëtar,” deklaroi Pacolli, duke nëvizuar se kompania e tij ka bërë...