Rëndohet situata nga zjarri në Shkozet/ Bllokohet aksi Plepa-Durrës, zjarrfikëset mbeten pa ujë
Aksi rrugor Plepa-Durrës është bllokuar nga të dyja anët e qarkullimit, për shkak të situatës së rënduar nga zjarri masiv që ka përfshirë magazinat në zonën e Shkozetit. Policia ka ndërprerë lëvizjen e automjeteve në të dyja korsitë e aksit, duke krijuar një perimetër sigurie për shkak të flakëve dhe shpërthimeve që janë regjistruar më herët në magazinën ku dyshohet se ndodheshin fishekzjarre. Ndërkohë, zjarrfikësit vijojnë operacionin për shuarjen e zjarrit, por përballen me vështirësi gjatë ndërhyrjes. Disa prej mjeteve zjarrfikëse kanë mbetur pa ujë. Zjarri, i cili nisi në një magazinë në Shkozet dhe më pas u përhap edhe në objektin ngjitur, vijon të mbajë në alarm zonën, ndërsa autoritetet po punojnë për izolimin e plotë të vatrës. Qytetarëve u është kërkuar të mos...
Burimi:
gijotina.com