Regjisori i njohur përplas për vdekje me makinën e tij 7- vjeçarin, shoqërohet në komisariatin e policisë…
Një 7-vjeçar u përplas për vdekje mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit nga regjisori i njohur Petri Bozo. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Elbasan-Librazhd, rreth orës 08:00, kur i mituri po shoqëronte në shkollë motrën së bashku me nënën e tyre.Dinamika e aksidentit është ende e paqartë. Burime bëjne me dije se i mituri i ka ikur nga dora të ëmës dhe në këtë moment është përplasur nga mjeti që drejtohej nga regjisori Bozo.Për aksidentin, policia ka shoqëruar në komisariat regjisorin, ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.Regjisori i njohur Petri BozoPost navigation
Burimi:
sarandanews.com