Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë
Pavarësisht reformës së thellë në drejtësi dhe procesit shumëvjeçar të rivlerësimit të magjistratëve, Shqipëria vijon të ketë një nga numrat më të ulët të gjyqtarëve në raport me popullsinë në Europë. Në vitin 2024, vendi kishte vetëm 9.66 gjyqtarë profesionistë për çdo 100 mijë banorë, sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor (për Shqipërinë Eurostat raporton vetëm të dhënat për numrin e gjyqtarëve, raporti për 100 mijë banorë është përllogaritur nga redaksia). Ky nivel ishte rreth 39% më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, prej 15.7 gjyqtarësh për 100 mijë banorë. Mes 32 vendeve europiane dhe të rajonit për të cilat ka të dhëna, Shqipëria renditej e nënta nga fundi. Raport më të ulët kishin vetëm Suedia, Malta, Polonia, Italia, Çekia, Spanja,...
Burimi:
argjiroja.net