Reforma territoriale, Mziu: 50% e administratës janë patronazhistë që s’kanë as kompjuter
Një reformë e njëanshme që ka dështuar të arrijë objektivat e shpallura, e ka cilësuar deputeti demokrat Xhelal Mziu reformën territoriale të vitit 2014. Në një studio televizive ai tha se pushteti vendor duhet të bazohet te decentralizimi, afërsia me qytetarët, pavarësia nga pushteti qendror dhe autonomia financiare. “Në gjithë Evropën dhe në të gjitha vendet perëndimore ose vendet të cilat respektojnë demokracinë, pushteti vendor është decentralizim. Pushteti vendor ka tre shtylla saj kryesore. Afërsia afër qytetarit, për të qenë shërbimi sa më pranë tij. Pavarësia e pushtetit vendor, pra për të mos qenë i varur nga pushteti qendror dhe është autonomia financiare e tyre”, tha Mziu në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. Sipas Mziut, reforma nuk solli kursimin e premtuar...
Burimi:
sot.com.al