Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

BIRN Një dekadë pas reformës administrativo-territoriale të vitit 2014, mazhoranca socialiste argumenton harta aktuale nuk i përgjigjet më realitetit demografik dhe ekonomik të vendit. Nga 61 bashki, vetëm 10 klasifikohen me performancë të lartë ekonomike, 12 me performancë të mesme dhe 38 ose 63% e bashkive me performancë të ulët. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit të enjten për të mos lejuar prezantimin e një raporti të hartuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca socialiste në përfundim të punës së Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Edhe pse komisioni funksionoi si bipartizan, PS vendosi të dërgojnë si produkt final në Kuvend raportin e hartuar nga ekspertët e tyre, ndërsa PD kundërshtoi duke kërkuar pa rezultat që Kuvendi të votonte shtyrjen e punës së këtij...