Reforma Administrativo-Territoriale/ Boçi: Të shtyhet afati i Komisionit, nuk mund të bëhet me etapa të kapërcyera

Reforma Administrativo-Territoriale/ Boçi: Të shtyhet afati i Komisionit, nuk mund të bëhet me etapa të kapërcyera

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale u mblodh sot për të diskutuar mbi ecurinë e punës dhe raportet e paraqitura nga ekspertët. Bashkëkryetari i Komisionit, deputeti Luciano Boçi, kritikoi mënyrën se si mazhoranca po përpiqet të përshpejtojë procesin, duke anashkaluar disa prej etapave të miratuara në projektkalendarin e punës. “Ne e ftojmë Komisionin të respektojë veten dhe vendimet që ka miratuar. Kemi një projektkalendar dhe nuk mund të digjen etapat e përcaktuara në të”, deklaroi Boçi. Sipas tij, raporti i paraqitur mbështetet kryesisht mbi Reformën Administrativo-Territoriale të vitit 2014, ndërkohë që Komisioni duhet të zhvillojë fillimisht një analizë të plotë të reformës ekzistuese dhe më pas të përcaktojë parimet mbi të cilat do të ndërtohet reforma e re. Boçi ngriti pikëpyetje mbi punën e ekspertëve...