“Rast me pasuri të konsiderueshme”/ Braho paralajmëron goditjen e radhës nga SPAK-u
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, tha sot para Komisionit për Nismat Qytetare, se rastet e çështjeve hetimore të pezulluara janë vetëm 41 për vitin 2025. Siç arsyetoi Braho, bëhet fjalë për çështje të vjetra, për të cilat, nëse do të ketë prova të reja, do të rifillojnë hetimet. “Sa i përket numrit të pezullimeve, numri total për vitin 2025 është 41. Pra, gjithçka përfshin edhe ato të krimit të organizuar. Nuk është një proces që e çon një çështje për pezullim, por kur vijnë provat, prokurorët e rifillojnë. Këto janë çështje të vjetra dhe ndahen nga ato që çohen për hetim”,-u shpreh Braho. Gjithashtu, kreu i SPAK-ut u shpreh edhe lidhur me pasuritë jashtë vendit të shtetasve shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale....
Burimi:
sot.com.al