Raporti/ Helsinki: Ilir Meta po keqtrajtohet në qeli
Në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, moderatori Flavio Qarri ndau me publikun një raport alarmant të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ku ngrihen shqetësime serioze për kushtet e paraburgimit të ish-Presidentit Ilir Meta në IEVP “Jordan Misja”. Raporti tronditës i Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) ka zbuluar shkelje serioze dhe trajtim të papranueshëm ndaj ish-Presidentit Ilir Meta në paraburgimin e IEVP “Jordan Misja”, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi respektimin e të drejtave themelore në sistemin penitenciar shqiptar. Pas një monitorimi të zhvilluar më 10 prill, KShH konstaton se Meta po mbahet në kushte që cilësohen degradues: tualet pa ndriçim funksional, zile emergjence jashtë shërbimit, kufizim i ajrimit nën minimumin ligjor dhe trajtim i diferencuar nga të paraburgosurit e tjerë. Pas...
Burimi:
sot.com.al