Rama: Shqiptarët jetojnë më mirë dhe kërkojnë më shumë
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për Euronews Serbia, ka folur për protestën që po zhvillohet prej më shumë se 1 muaji në Tiranë, duke e konsideruar si një përfaqësi e fazës së re zhvillimore që shoqëria po kalon drejt pritshmërive më të larta. “Protesta është diçka shumë më e madhe se vetë tema. Nuk janë vetëm flamingo. Është shumë më tepër se kaq. Është një sinjal se vendi ka kaluar në një nivel tjetër, se zhvillimi është bërë normal, se njerëzit nuk janë më të gatshëm të vuajnë atë që mungon”, tha Rama. Rama theksoi se qytetarët po bëhen gjithnjë e më pak tolerantë ndaj mangësive dhe se kërkojnë ndryshime të shpejta. “Njerëzit janë gjithnjë e më pak tolerantë ndaj asaj që...
Burimi:
argjiroja.net