Rama reagon për tragjedinë në Durrës: Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël

Rama reagon për tragjedinë në Durrës: Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Erevani i Armenisë për aksidentin tragjik të ndodhur sot në zonën e Spitallës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos rëndë një i tretë. Kreu i qeverisë në një mesazh në “X” e konsideron ngjarjen një “tragjedi të pangushëllueshme”.  “Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital”, shkruan Rama në platformën “X”. Kujtojmë që katër fëmijë ishin duke luajtur në trotuar në...