Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren. Në një postim në Facebook, kryeministri ka ndarë disa pamje nga projekti dhe shkruan: “Për Shkodrën, Lezhën dhe gjithë veriun, nisja e punës për aksin Milot–Balldren është një hap shumë i rëndësishëm për zhvillimin e zonës.” Postimi i plotë: Për Shkodrën, Lezhën dhe gjithë veriun, nisja e punës për aksin Milot–Balldren është një hap shumë i rëndësishëm për zhvillimin e zonës Ky projekt do të lehtësojë lëvizjen, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do t’i japë një shtysë të re turizmit, biznesit dhe ekonomisë në Shkodër, Lezhë dhe gjithë veriun e vendit.
Burimi:
opinion.al