“Rama, përdor metoda si Vuçiç dhe Putin”/ Flet Maliqi: Nuk po ia del dot të shkrijë protestën, po përpiqet t’i…
Ish-deputeti Lefter Maliqi i ftuar ne nje studio televizive ka deklaruar se protesta nuk do të shkrihet, por do të bëhet edhe më e fortë pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për t’i korruptuar. Ai deklaroi se Rama ka përdorur të gjitha mjetet për të mbajtur pushtetin nga aferat deri te marrëveshja me të huajt. “Kjo protestë nuk shkon drejt shkrirjes, sepse nëse do të shkrihej do të kishte ndodhur. Shqipëria e re është me kod tjetër zgjedhor, referendum dhe ndryshime kushtetuese. Rama përdori të gjitha metodat si Putin dhe Vuçiç, shpopullimin, mbjelljen e Shqipërisë me drogë, PPP, tunelet, AKSHI-n, me vendime kolektive në PS, duke ndryshuar marrëveshjen e 5 qershorit për të bërë marrëveshjen me të huajt për të përçarë PS. Rama nuk ikën me paqe...
Burimi:
sot.com.al